VV: këto zgjedhje janë referendum

VV: këto zgjedhje janë referendum

Lëvizja Vetëvendosje beson se këto zgjedhje do të jenë “referendum” dhe nuk do të ketë problem për formimin e Qeverisë dhe votimin e Presidentit.

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu, ka thënë për KP se tereni “thotë” që ndryshimi do të ndodhë pashmangshëm.

“Këto zgjedhje do të jenë referendum për ndryshim dhe ky ndryshim do të nënkupton numra për realizimin e qeverisë dhe presidentit pa ndonjë problem të madh. Me këtë besim dhe bindje nga tereni, nga disponimi i vazhdueshëm tek qytetarët, unë mendoj se ndryshimi po ndodh pashmangshëm. Nuk do të jetë çështje diskutimi për koalicionet, apo numrat”, u deklarua ai.

Ai po ashtu tha se nuk beson që Vjosa Osmani do të ketë problem ta kalojë pragun zgjedhor.

“Nuk besoj që zonja Vjosa Osmani ka rrezik të mos e kalojë pragun, ka një autoritet dhe një numër të madh të votave në LDK. Ka qenë figura qendrore e LDK-së në zgjedhjet e kaluara që i kanë sjell LDK-së një rezultat të jashtëzakonshëm”. /Insajderi.com