Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bleirm Granica, ka përmendur dhjetë kushtet që duhet t’i plotësojë një anëtar i LDK-së që të jetë kandidat për kryeministër.
Njëri ndër kushtet që ai përmend është që të jetë “rugovist” me bindje dhe unifikues.
Po ashtu çeket kushti që “të mos jetë nga klubi i disa zyrtarëve e qeveritareve “përfitues e të dyshuar” për korrupsion brenda LDK-së dhe në institucione”. /Insajderi.com
Postimi i plotë pa ndërhyrje
KANDIDATI I LDK-së PËR KRYEMINISTËR
Duhet që:
- Të jetë rugovist me bindje dhe unifikues.
- Të ketë nivel intelektual, moral e kombëtar.
- Të vij nga shkolla politike e LDK-së, e jo nga ata që janë katapultuar në kryesi të LDK-së.
- Të mos jetë nga klubi i disa zyrtarëve e qeveritarëve “përfitues e të dyshuar” për korrupsion brenda LDK-së dhe në institucione.
- Të mos jetë në shërbim të klaneve dhe të partive tjera sikur kanë vepruar disa zyrtarë të lartë të LDK-së.
- Të mos jetë i ricikluar si një humbës i zgjedhjeve nacionale e lokale në të kaluarën.
- Të mos ketë qenë pjesë e klaneve, e grupeve parpolitike që e përqan LDK-në.
- Dikush që e respekton strukturën, aktivistat dhe vendimet e LDK-së.
- Të njoh dhe respektoj votën qytetare.
- Ta njoh e të besoj në shtetin e Kosovës.