Hoti pas mbledhjes së LDK-së: Brenda tri dite dihet emri kandidatit për kryeministër

Hoti pas mbledhjes së LDK-së: Brenda tri dite dihet emri kandidatit për kryeministër

Brenda tri ditëve pritet të dihet emri i kandidatit për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kështu deklaroi, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidati nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time pa u përmbyllur diskutimet”, tha Hoti.

Kreu i Ekzekutivit foli edhe për vaksinat anti-COVID në Veri të Kosovës, proces që po organizohet nga Ministria e Shëndëissë së Serbisë.

“Për atë që është raportuar janë duke u marrë të gjitha organet kompetente”. /Insajderi.com