Isa Mustafa tregon arsyen e prezencës së deputetit të AAK-së në selinë e LDK-së

Isa Mustafa tregon arsyen e prezencës së deputetit të AAK-së në selinë e LDK-së

“Vizitë private me personalin”, e ka cilësuar Isa Mustafa prezencën e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashit, pak kohë pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Mustafa, theksoi se nuk ka diskutime me AAK-në për koalicion parazgjedhor.

LDK dhe AAK, kanë qeverisur bashkë nga qershori i këtij viti.

Qeverisja e tyre është përcjellur me mospajtime, sidomos për shkak të dialogut me Serbinë.

Deri më tani asnjë subjekt politik nuk është shprehur për koalicion parazgjedhor. /Insajderi.com