Ismaili: Qeveria Hoti po rrezikon që Kosova ta fillojë e fundit vaksinimin

Ismaili: Qeveria Hoti po rrezikon që Kosova ta fillojë e fundit vaksinimin

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë, njofton Insajderi.

Sipas tij, mossigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda.

Ismaili tutje është shprehur se “me mosveprimet e saj, Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë dhe ta përfundojë vaksinimin i fundit në Evropë”.

“Në terma kohorë, i bie që vaksinimi të fillojë në vitin 2021 dhe të përfundojë dikur vonë në vitin 2022”.

Në fund Ismaili ka thënë se “mos-sigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda”./Insajderi.com