Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka bërë thirrje Kryeprokurorit të Shtetit dhe u.d Drejtorit të Policisë së Kosovës për fillimin e hetimeve ndaj hyrjes ilegale të vaksinave në Mitrovicën Veriore, njofton Insajderi.
Selimi ka thënë se vaksinat dhe trajtimet e tjera mjekësore ilegale përbëjnë cenim të sigurisë kombëtare të Kosovës. Ai këto komente i ka bërë përmes një postimi në Facebook.
Udhëheqësi i dikasterit të Drejtësisë ka thënë se futja e vaksinave “Pfizer” në Mitrovicë Veriore nënkupton se ka vend për kontrabandim në territorin e Kosovës./Insajderi.com