Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur më 26 dhjetor rreth orës 20:30, ndërkaq njoftohet të jenë përfshirë katër automjete.
“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete”, ka thënë ajo.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha tutje Ahmeti. /Insajderi.com