Një shtëpi në Deçan është përfshrë nga zjarri të shtunën, si pasojë e të cilit është lënduar një fëmijë i moshës 9-vjeçare, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur policia, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan për të marrë ndihmën e parë, e pastaj është dërguar në Spitalin e Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm.
“Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar ka shpërthyer një zjarre i cili dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë. Si pasoj e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i moshës 9 vjeç i cili ndihmën e parë mjekësore e kishte marr në QKMF Deçan pastaj për tretman të mëtejmë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin si dhe punëtorët e KEDS-it”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti po vazhdon të hetohet./Insajderi.com