Hoti takohet sot me kryetarët e degëve të LDK-së, flasin për Qeverinë

Hoti takohet sot me kryetarët e degëve të LDK-së, flasin për Qeverinë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pritet të takojë sot kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në cilësinë e nënkryetarit të LDK’së, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

”Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa tutje ka shtuar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

“LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre  që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”, ka shkruar kreu i LDK’së. /Insajderi.com