Rahovec: Një 30-vjeçar tenton të vetëvritet

Rahovec: Një 30-vjeçar tenton të vetëvritet

Një 30 vjeçar në Rahovec ka tentuar që të vetëvritet mëngjesin e së dielës duke pirë detergjent dhe alkool, njofton Insajderi.

Gjendja e viktimës aktualisht është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosoëvs për rajonin e Gjakoëvs, Nysret Xhurkaj.

“Rreth orës 05:00, përmes telefonit është informuar Stacioni policor se në shtëpinë e shëndetit QKMF në Rahovec një person është sjellë nga nëna e tij, ku sipas mjekut kujdestar, viktima ka tentuar të vetëvritet duke pirë një sasi të detergjentit AVAKS, dhe një sasi të Alkoholit. Patrulla i ishte përgjigjur rastit, ku kanë shkuar në Emergjencën e Rahovecit, kanë kontaktuar me mjekun kujdestar. Sipas tij gjendja e viktimës për momentin është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, njoftoi Xhurkaj.

Viktima është është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Gjakovës. /Insajderi.com