Gjendet një bombë me peshë 500 kilogramë në Shqipëri

Gjendet një bombë me peshë 500 kilogramë në Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se në fushën e aviacionit Tiranë është gjetur një një bombë me peshë prej 500 kilogramë, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ku i ka bashkëngjitur edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, Xhaçka thotë se kjo bombë është e vjetër prej Luftës së Dytë Botërore.

“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonfirmojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit”.

“Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u asgjësua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”, ka shkruar Xhaçka. /Insajderi.com