Latifi: Hoti do të jetë emri i LDK-së për kryeministër, Mustafa i beson veç atij

Latifi: Hoti do të jetë emri i LDK-së për kryeministër, Mustafa i beson veç atij

Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, e ka krahasur kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me dikatorin Enver Hoxha, njofton Insajderi.

Sipas Latifit, Avdullah Hoti do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër, pasi thotë se Mustafa vetëm tek ai ka besim dhe se të tjerët i duken tradhtarë.

“Kur e ndjeu se po i mbaronin ditët, Enver Hoxha bëri llogaritë se kujt mund t’ia besonte pushtetin.I rezultoi se i vetmi njeri tek i cili mund ta linte të sigurtë familjen e tij ishte Ramiz Alia. Që Ramizit t’i hapej rruga e trashëgimtarit duhej eleminuar pretendentët e rrezikshëm në krye me Mehmet Shehun.Plani funksionoi krejtësisht”.

“Sot Avdullah Hoti ma kujton disi Ramiz Alinë. Është i vetmi të cilit Isa Mustafa i beson plotësisht. Gjithë të tjerët i duken tradhtarë potencialë.Prandaj Avdullah Hoti ishte dhe do të jetë emri i LDK-së për kryeministër. Deri në ditën që kryetar i saj do të jetë Isa Mustafa.Dhe me vullnetin e këtij të fundit edhe kryetari i ri i LDK-së”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook. /Insajderi.com