Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.
Pas kësaj lidhur me këtë takim është deklaruar sekretari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.
Abrashi tha se në këtë takim janë dakorduar për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës, transmeton lajmi.net.
“Sot mbajtëm takim me Kryetarët e degëve. U dakorduam për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës. Krejt tjerat që i lexoni e dëgjoni janë shpifje”, tha Abrashi.
Ai gjithashtu theksoi se LDK është e fortë dhe se prapë do të qeverisin.
“LDK është e fortë, edhe prapë kemi me qeverisë! Vazhdojmë #ldkkalaepamposhtur”, ka përfunduar Abrashi./Insajderi.com