Reagon LDK në Mitrovicë: Ata që i’u bashkuan Osmanit, veçse ishin të shkarkuar

Reagon LDK në Mitrovicë: Ata që i’u bashkuan Osmanit, veçse ishin të shkarkuar

Më herët, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, tha se 33 zyrtarë të Lidhjes Demokratike tw Kosovës,  iu bashkuan në Iniciativë, njofton Insajderi.

Pas këtij lajmi ka reaguar LDK dega në Mitrovicë.

Sipas tyre dy kryetarë degësh vetëm ishin të shkarkuar e të tjerët, sipas tyre nuk janë LDK.

“Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku Vjosës dy kryetar nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë”.

“Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook./Insajderi.com