Pesë aksidente në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, 15 të lënduar

Pesë aksidente në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, 15 të lënduar

Një aksident zingjoror midis 15 automjeteve ka ndodhur sot në orën 07:30 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këto pesë aksidente të ndodhura saktësisht në fshatin Shkabaj, tre prej tyre kanë rezultuar me lëndime.

Ahmeti tutje njofton se 15 persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq, me rastin po merren zyrtarët e njësitit të trafikut.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tre me lëndime”, ka thënë ajo.

“Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë tutje Ahmeti. /Insajderi.com