Haradinaj kërkon të votohet projektligji për buxhetin 2021

Haradinaj kërkon të votohet projektligji për buxhetin 2021

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta votojnë projektligjin për ndarjen e buxhetit për vitin 2021, njofton Insajderi.

Derisa mori fjalën në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Haradinaj tha se nëse nuk votohet ky projektligj, vendi rrezikon të bankrotojë.

“Me rëndësi është që sot Kuvendi ka vullnet ta kalojë projektligjin dhe ky është një lajm i mirë. Dihet se qeveria në ardhje e ka të drejtën e rishikimit të buxhetit”, ka thënë ai.

“Nëse shkojmë në zgjedhje pa miratimin e buxhetit do të ishte një gabim i madh sepse kështu do të shkonim në bankrot. Ju bëj thirrje kolegëve që ta votojmë buxhetin dhe t’i kthehemi sovranit”, është shprehur tutje Haradinaj. /Insajderi.com