Reagon Kuvendi: Nuk e japim rrogën e 13’t, është shtesë në pagën bazë

Reagon Kuvendi: Nuk e japim rrogën e 13’t, është shtesë në pagën bazë

Artan Murati, këshilltari i kryeparlamentares, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk do të ketë pagë të 13’t për punëtorët e Kuvendit, por është një shtesë në pagën bazë për shkak të orëve shtesë të punës.

Këto komente, Murati i bëri, pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se “Vjosa Osmani ka ndarë pagë të 13 për stafin e Kuvendit”.

“Një rikujtim për z. Haxhiu (dhe te tjerët): Kuvendi tash e 10 vite e ndanë një shtesë të tillë. Të paktën në katër legjislaturat e kaluara, Kuvendi është udhëhequr nga bashkë-partiak te Haxhiu. Interesant, kjo punë nuk është diskutuar nga askush”, tha Murati.

Këshilltari i Osmanit theksoi se kryeparlamentarja ka votuar kundër këtij propozimi, por sipas tij kryesia e Kuvendit me shumicë votash e kaloi. /Insajderi.com