Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës është deklaruar se do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për rritjet buxhetore për këtë komunë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
“Grupi Parlamentar i AAK-së do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për amandamentin që ka te bëjë me rritjet buxhetore për këtë komunë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ky amendament ka të bëjë me rritjen e buxhetit në Komunën e Skenderajt, ku do të bëhet edhe vazhdimi i punimeve në objektin e dëshmorëve në Skenderaj./Insajderi.com