Avdyli: Osmani e Kurti nuk bisedojnë për poste por për parime

Avdyli: Osmani e Kurti nuk bisedojnë për poste por për parime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka mohuar se Vjosa Osmani ka kërkuar nga Albin Kurti postin e presidentit si pjesë e bashkëpunimit eventual me Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Avdyli në Pressing të T7 tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se Kurti e Osmani negociojnë për parime dhe për mënyrën e qeverisjes.

“Unë nuk i jam i kyçur në ato negociata por garantoj që kjo nuk është e vërtetë”.

“Negociatat e Osmanit dhe Kurtin mund të jenë vetëm për parime dhe mënyrën e qeverisjes, e jo të natyrës unë të jap e ti merr”, ka përfunduar Avdyli prononcimin e tij./Insajderi.com