Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare ku do të hidhet në votim propozim projekt-buxheti për vitin 2021.
Të hënën, 64 deputetë votuan pro që të kalojë buxheti në lexim të parë.
Nga ora 14:00, sot fillon seanca ku përpos projekt-buxhetit, do të ketë përpjekje që të ratifikohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet së shpejti, kjo pasi vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Insajderi.com