Deputeti VV-së: Unë kam vota më shumë sesa Hoxhaj, si mund të sfidohet Kurti nga ai?

Deputeti VV-së: Unë kam vota më shumë sesa Hoxhaj, si mund të sfidohet Kurti nga ai?

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha se ka më shumë vota sesa Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës, duke shtruar pyetjen sesi mund të sfidohet Kurti nga Hoxhaj.

“Edhe unë kam më shumë vota se Enver Hoxhaj, si mund të sfidoj ai Albin Kurtin?”, tha ai.

Ai gjatë një interviste në Klan Kosova, potencoi se subjekti politik që drejtohet nga Albin Kurti do ta fitojë shumicën parlamentare.

Gjatë muajit shkurt, Bajqovci e sheh formimin e Qeverisë “Kurti 2” dhe pikërisht për këtë ai tha se “s’ka kuptim të votohet një buxhet që i jep përparësi asfaltit”.

“Në shkurt do të kemi qeverinë “Kurti 2” dhe nuk ka kuptim që të votohet një buxhet që më shumë rëndësi i jepet asfaltit sesa shëndetit të qytetarëve”, tha deputeti. /Insajderi.com