Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok, njofton Insajderi.
Personi i cili ka ndërruar jetë ishte një këmbësor, ndërkaq ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku tutje thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Zubin Potok 28.12.2020-20:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij, dyshohet nga pakujdesia ka godit një këmbësor mashkull kosovar. Viktima ka vdekur në vendngjarje .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion ,ndërsa i dyshuari në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com