Kandidati i PDK-së për kryeministër: Kemi ndërtuar qindra shkolla

Kandidati i PDK-së për kryeministër: Kemi ndërtuar qindra shkolla

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi të martën se partia të cilën ai drejton ka ndërtuar qindra shkolla.

Përpos shkollave, Hoxhaj theksoi se pagat për mësimdhënësit janë rritur për 118%.

Ai e konsideroi personelin e arsimit si një nga shtyllat më të rëndësishme në shoqëri.

“Koha për një tjetër mbështetje dinjitoze për ta”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com

 

PDK-ja ndërtoi qindra shkolla dhe dyfishoi për 118% pagat për mësimdhënësit, që janë një nga shtyllat më të…

Posted by Enver Hoxhaj on Monday, 28 December 2020