Familja e Thaçit flasin për gjendjen shëndetësore të nënës së ish-Presidentit

Familja e Thaçit flasin për gjendjen shëndetësore të nënës së ish-Presidentit

Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të nënës së tij, Hyrë Thaçit, e cila po merr trajtim shëndetësor pas infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Në një njoftim për media të familjes thuhet se gjendja e nënës së presidentit Thaçi është stabile, derisa kanë falënderuar personelin shëndetësor për kujdesin.

Familja e ish-presidentit i ka falënderuar edhe të gjithë familjarët dhe qytetarët që gjatë këtyre ditëve janë interesuar për shëndetin e saj, duke njoftuar se gjendja e nënës së tyre është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë.

“Pas interesimit tuaj të madh për shëndetin e nënës sonë, Hyrë Krasniqi-Thaçi, e cila po vazhdon të përballet me virusin SARS-CoV-2 në Klinikën Infektive të QKUK-së, ju njoftojmë se gjendja e saj është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Në emër të familjes Thaçi shprehim falënderim për ekipin e mjekëve dhe tërë personelin shëndetësor për kujdesin e treguar. Po ashtu, shprehim falënderim për të gjithë ju që gjatë këtyre ditëve jeni interesuar për shëndetin e saj. Me besim të plotë në profesionalizmin dhe përvojën e mjekëve dhe personelit të QKUK-së, e presim shërimin e nënës nga infektimi me Covid-19. Nënës sonë dhe gjithë pacientëve tjerë ju urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në gjirin e familjeve të tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Familja Thaçi. /Insajderi.com