Drejtori i AKI-së pranon të largohet nga detyra

Drejtori i AKI-së pranon të largohet nga detyra

Kreshnik Gashi nuk është më drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Ai e ka pranuar kërkesën e kryeministrit tashmë në detyrë, Avdullah Hotit dhe presidentes në detyrë, Vjosa Osmani.

Antigona Baxhaku, nga zyra për informim e kryeministrit, Avdullah Hoti,  tha për Gazetën Online Insajderi, se Gashi ka pranuar të largohet nga ky institucion.

Sipas procedurës më pastaj Kreshnik Gashu është shkarkuar nga kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti.

“Ka pranuar kërkesën për lirim nga detyra dhe para disa ditësh është shkarkuar nga detyra nga ana e kryeministrit”, tha ajo.

Kreshnik Gashi ishte emëruar drejtor i AKI-së gjatë mandatit sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër në koordinim me ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Për emërimin apo shkarkimin e shefit të inteligjencës duhet kordinim i kryeministrit dhe presidentit, sipas dispozitave ligjore në fuqi. /Insajderi.com