AAK garon e vetme në zgjedhje

AAK garon e vetme në zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

Kështu, deklaroi kreu i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite tek Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, ai theksoi se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë partie, njofton Insajderi.

“Zgjedhjet janë një akt solemn. Pyetet Sovran. Aleanca respekton të gjitha subjektet politike që marrin pjesë në këto zgjedhje. Kemi deklaruar se nuk do të kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve port ë shkojmë vetëm në zgjedhje. Tash presim shpalljen e zgjedhjeve. është mirë që është votuar buxheti. Atëherë AAK-ja ka koalicion me qytetarin e vendit.”, tha Haradinaj. /Insajderi.com