Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”, njofton Insajderi.
Siç njofton policia, një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës
“Me datën 29.12.2020 pak para orës 13:00 në autostradën ,, Ibrahim Rugova”, në km-22 drejtimi i Vermicës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, kanë thënë për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Njësitet policore janë duke u marrë me rastin./Insajderi.com