Gjashtë të vdekur dhe 574 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Gjashtë të vdekur dhe 574 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Gjashtë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar dy mijë e 683 mostra, prej të cilave 574 kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, njofton Insajderi.

Ndërsa, numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 578.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë konfirmuar 57 mijë e 146 raste pozitive të infektionit, prej tyre 32 mijë e 700 janë shëruar, ndërkohë një mijë e 170 kanë vdekur. Raste aktive janë edhe 23 mijë e 276./Insajderi.com