Përdorën dronin pa leje, arrestohen dy persona në Prishtinë

Përdorën dronin pa leje, arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar, se të premten ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që sipas policisë ata kanë manipuluar me një dron pa leje përkatëse nga aviacioni civil.

Rasti ka ndodhur gjatë paradites, ndërkaq është cilësuar si “rrezikim i sigurisë së aviacionit”.

Të dyshuarit, janë shoqëruar në stacion policor  dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /Insajderi.com