Haradinaj-Stublla: Serbia, shteti i parë në botë që ka kontrabanduar vaksinën anti-COVID’19

Haradinaj-Stublla: Serbia, shteti i parë në botë që ka kontrabanduar vaksinën anti-COVID’19

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Serbia është shteti i parë në botë që ka kontrabanduar vaksinat kundër Coronavirusit, njofton Insajderi.

Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk po arrinë që të shkëputet nga “roli i propaganduesit e mohuesit të fakteve”.

Këto deklarata Haradinaj-Stublla i ka bërë në llogarinë e saj në Facebook.

“Propaganda është mjeti i tij i preferuar me të cilën ai tenton të hedhë mjegull sa herë që zihet ngushtë e ballafaqohet me të vërtetën. Kështu ka vepruar edhe dje, teksa paska reaguar ndaj deklaratës sime për futjen ilegale e në mënyrë të kontrabanduar të ‘vaksinave’ në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar shefja e diplomacisë kosovare.

Tutje, Haradinaj-Stublla është shprehur se “Vuçiq para se të vendosë të kontrabandojë të ashtuquajtura ‘vaksina’, duhet të vendosë të na i kthej trupat e mbi 1,600 të zhdukurve që i mbanë fshehtë në varreza masive në shtetin e tij”./Insajderi.com

SERBIA SHTETI I PARË NË BOTË I PËRFSHIRË NË KONTRABANDË TË ‘VAKSINËS Anti-Covid’

Vuçiq nuk po arrin të shkëputet nga…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Tuesday, December 29, 2020