Sekretari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka folur rreth emërimit të kandidatit të partisë për kryeministër të vendit, në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen ne fillim të vitit të ardhshëm, njofton Insajderi.
Abrashi tha se nuk i pëlqejnë opsionet e kandidatëve të LDK-së për kryeministër, gjersa shtoi se do t’i japin shans njerëzve besnikë të këtij subjekti politik.
“Nesër mund të vendoset kandidati për kryeministër nga LDK. S’po më pëlqejnë opsionet e kandidatëve të LDK-së për kryeministër. Ne do ti japim shans njerëzve besnikë të LDK-së”, tha ai në Kanal 10./Insajderi.com