Hoxhaj pritet nga Ruçi në Tiranë

Hoxhaj pritet nga Ruçi në Tiranë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, është duke qëndruar në një vizitë në Shqipëri, njofton Insajderi.

Në kuaër të kësaj vizite, Hoxhaj fillimisht është pritur nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi.

Gjatë kësaj vizite,  pjesë e delegacionit të palës kosovare është edhe Xhavit Haliti dhe sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.

Gjatë ditës Hoxhaj pritet të takohet edhe me përfaqësues tjerë të shtetit shqiptar, si Kryeministri Rama, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./Insajderi.com