Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur të mërkurën në Pozheran të Vitisë.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një vrasje e katërfishtë, ende nuk dihen motivet. Rasti ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë”, tha ai.
Motiviet e vrasjes nuk janë bërë publike. /Insajderi.com