Prishtinë: Një person pa shenja jete gjendet në një zyrë

Prishtinë: Një person pa shenja jete gjendet në një zyrë

Një person ëstë gjetur i vdekur në një zyre në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se bëhet fjalë për një burrë.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë”, ka thënë ajo.

“Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar tutje Ahmeti.

Siç merret vesh personi tashmë i ndjerë është i moshës rreth 50 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dal familjarët e tij dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. /Insajderi.com