Qeveria: Kosova – e para në Ballkanin Perëndimor që nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve

Qeveria: Kosova – e para në Ballkanin Perëndimor që nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA) që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Republika e Kosovës është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë që ka nënshkruar Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me Korporatën e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC)”, thuhet tutje në njoftim.

ZKM thotë se kjo marrëveshje shpreh vullnetin e përbashkët të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së për të inkurajuar aktivitetet ekonomike në Kosovë që promovojnë zhvillimin ekonomik dhe kapacitetet prodhuese të vendit tonë.

“Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve (IIA) hap rrugë dhe garanton investimet amerikane në Kosovë, efektet e së cilës do të shihen gjatë vitit 2021, si dhe është një hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Ëashingtonit”. /Insajderi.com