Është nxjerrë nga objekti i agjencisë “Veneta Travel”, trupi i pajetë i biznesmenit, që dyshohet se ka kryer vetëvrasje, njofton Insajderi.
Viktima që dyshohet se është vëtëvrarë,po nxirret nga objekti nga njësitet policore.
Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një vetëvrasje në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.
Dyshohet se është vetëvrarë pronari i agjencisë “Veneta Travel” pikërisht në lokalet e agjencisë.
I dyshuari bëhet e ditur se është biznesmeni, Ilaz Beqiri, i moshës 50-vjeçare.
Në vend të ngjarjes gjendet policia, ekipet e Forenzikes dhe ata të Prokurorisë. /Insajderi.com