Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Kroacia i janë gjendur pranë njëra tjetrës në momentet më të vështira

Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Kroacia i janë gjendur pranë njëra tjetrës në momentet më të vështira

Kosova është rreshtuar përkrah vendeve solidare për t’i dalë në ndihmë Kroacisë pas tërmeteve të fundit që shkatërruan këtë vend.

Qeveria e Kosovës ka mbështetur kërkesën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, për të ndarë nga buxheti i kësaj ministrie shumën prej 100,000 euro në mbështetje të vendit dhe popullit kroat.

Me këtë rast, Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në Facebook shkroi:

“Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe i janë gjendur pranë njëra tjetrës në momentet më të vështira nëpër të cilat kanë kaluar”./Insajderi.com