Shqipëri: 7 viktima dhe 589 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: 7 viktima dhe 589 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri kanë bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit kanë vdekur shtatë pacientë si pasojë e COVID-19, njofton Insajderi.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe që janë shënuar edhe 589 raste të reja.

Rastet e reja me COVID-19 kanë dalë nga testimi i 2 mijë e 350 mostrave.

Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 58 mijë e 316, kurse i të vdekurve në një mijë e 181.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33 mijë e  634 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të natës së ndërrimit të viteve u bën apel qytetarëve të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19”, thuhet në mesazhin e MSh-së së Shqipërisë./Insajderi.com