Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e festës së Vitit të Ri, ka publikuar një fotografi bashkë me bashkëshorten e tij, Rita K. Augestad-Knudsen dhe vajzën Lean, njofton Insajderi.
Në mbishkrimin e fotografisë të publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, duke shpresuar që viti 2021 të jetë një vit vërtetë i ri.
“Me dëshirë dhe shpresë për një Vit vërtet të Ri, të gjithë Juve dhe të dashurve Tuaj: Gëzuar 2021!”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com
Me dëshirë dhe shpresë për një Vit vërtet të Ri, të gjithë Juve dhe të dashurve Tuaj: Gëzuar 2021!
Posted by Albin Kurti on Thursday, December 31, 2020