Goditet vetura e një taksisti nga plumbi “qorr” në Prizren

Goditet vetura e një taksisti nga plumbi “qorr” në Prizren

Një taksist thotë se vetura e tij është goditur nga në plumb “qorr” në natën e ndërrimit të motmoteve, transmeton Insajderi.

Brenda në veturë ai kishte qenë së bashku edhe me pasagjerët, ndërsa plumbi nuk ka arritur të depërtojë brenda veturës, raporton KK.

Thuajse çdo festë të ndërrimit të moteve, përpos fishekzjarreve edhe armët janë pjesë e festave në vend.

Jo rrallëherë festimi i pakontrolluar me mjete piroteknike dhe armë ka ditur të jap pasoja për gjymtyrët, madje duke rrezikuar edhe jetën e shumë njerëzve.

Madje, së fundmi janë shënuar dhjetëra të lënduar,ku një person është lënduar nga plumbi “qorr” dhe një tjetër e ka humbur dorën si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. /Insajderi.com