Basha: Rama shumë vonë i siguroi vaksinat anti-COVID

Basha: Rama shumë vonë i siguroi vaksinat anti-COVID

Lideri opozitar në Shqipëri, Luzim Basha, ka thënë se Rama i ka siguruar shumë vonë vaksinat për COVID-19 dhë një sasisi, sipas tij “shumë e vogël”.

“Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese”, tha Basha.

Kreu opozitar theksoi se Serbia dhe Maqedonia kanë filluar shumë më herët procesin e vaksinimit, duke shtuar se “Rama shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të blerë këpucë të reja”, e jo “për ta siguruar vaksinën”.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, ka shkruar Basha në Facebook.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se ka siguruar 500 mijë vaksina për COVID-19 nga kompania amerikane”Pfizer”, duke shtuar se “do t’i ndajë me Kosovën. /Insajderi.com