Haradinaj: Profesori Smaka kontribuoi në arsimin e brezave dhe shtetësinë e Kosovës

Haradinaj: Profesori Smaka kontribuoi në arsimin e brezave dhe shtetësinë e Kosovës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesorit Riza Smaka, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave, por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj.

“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim Riza Smaka. Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj”.

“Ndajmë dhembjen me familjen Smaka dhe të gjithë ata që e njohën. U prehsh në paqe profesor!”, ka shkruar i pari i AAK-së./Insajderi.com