Situata me COVID-19, nga sot ndryshon kategorizimi i komunave

Situata me COVID-19, nga sot ndryshon kategorizimi i komunave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka ndryshuar kategorizimi i komunave, për shkak të trendit të uljes së infeksionit.

Siç ka njoftuar Zemaj, nga sot (e premte) e deri më 8 janar në zonën e kuqe do të jenë gjashtë komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna: Mitrovicë e Jugut, Graçanicë, Obiliq, Podujevë, Junik dhe Gjilan.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna: Kllokot, Lipjan, Gjakovë, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë, Drenas, Skënderaj, Istog, Deçan, Shtërpcë, Klinë, Shtime, Novobërdë, Viti, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Rahovec, Malishevë, Hani i Elezit, Dragash, Mamushë, Partesh dhe Ranillug./Insajderi.com

Të nderuar qytetarë,

Duke ju dëshiruar një vit sa më të mbarë për juve dhe familjet tuaja, ju falënderoj për festime…

Posted by Armend Zemaj on Friday, January 1, 2021