Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 39 paciantë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 2.074 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 3.250, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me Coronavirus në Serbi ka arritur në 339.997. Aktualisht janë hospitalizuar 8.534 persona, ndërsa 283 persona janë në respiratorë.
Nga e enjtja, 9.282 persona janë testuar, duke e çuar në 2.305.585 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera./Insajderi.com