Përleshje mes të rinjve në Prizren, theret një 18 vjeçar

Përleshje mes të rinjve në Prizren, theret një 18 vjeçar

Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur të premtën në rrugën ”Remzi Ademaj” në Prizren, ku si pasojë njëri nga ta është therur me thikë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Insajderi.

Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Sipas tij, 18 vjeçari aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të Spitalit duke marrë tretman mjekësor si pasojë lëndime të rënda që ka marrë.

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën “Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marra lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare. I riu aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të Spitalit duke marrë tretman mjekësor dhe njoftohet se ka marrë lëndime të rënda trupore. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka thënë Gashi./Insajderi.com