Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka thënë se sa doza të vaksinave Pfizer do të arrijnë në shkurt, sa në mars dhe sa në prill.
Mirëpo, kompania në fjalë siç thotë ministri, ka kërkuar që të mos publikohen ende detaje. Filipçe tha se javën e kaluar ata patën biseda telefonike intensive me kompaninë dhe shprehën besimin se pason një periudhë e imunizimit të suksesshëm në vend.
“Kompania na ka kërkuar që të mos i publikojmë ende dozat, megjithëse e dimë saktësisht sa doza duhet të arrijnë në shkurt, sa në mars dhe sa në prill. Javën e kaluar kemi pasur biseda të vazhdueshme telefonike, duke shkëmbyer e-mail me kompaninë ‘Fajzer’ dhe mendoj se kjo është një politikë që ata arritën të zbatojnë në mënyrë që të rrisin një pjesë të prodhimit të tyre”, tha Filipçe.
Përndryshe, lajmin se vaksinat e para nga kompania Pfizer ministria e këtij vendi e bëri me dijë para dy dite, duke u arritur marrëveshje e drejtpërdrejt me kompaninë. Ndërsa, dozat e ardhshme të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mars dhe prill./Insajderi.com