Petar Petkoviç, drejtor i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, u ka bërë thirrje të rinjve serbë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë, duke thënë se “ka qenë zemra e serbëve për shekuj me radhë”.
“Ne do të kemi spitale të rregullta për diagnostifikim, kujdes gjysëmintensiv dhe intensiv dhe gjithçka që është e nevojshme. Zonat e banuara me serbë kurrë nuk janë ndërtuar aq sa po ndërtohen tani, ne me të vërtetë po investojmë miliona euro dhe do të investojmë në të ardhmen, sepse është e rëndësishme për ne që të ndërtojmë të ardhmen dhe që njerëzit që jetojnë në Kosovë, veçanërisht të rinjtë, dinë të kenë besim në të ardhmen dhe të qëndrojnë në vatrat e tyre shekullore”, deklaroi Petkoviç në një intervistë për TV Most.
Tutje, Petkoviç ua ka “qajtë hallin” kushteve në të cilat jetojnë serbët e Kosovës.
“Populli serb në Kosovë dhe Metohi ka kaluar gjatë 20 viteve të fundit. Lufta kundër Coronavirusit tregon se çfarë do të thotë kur rrezikohet nga siguria e qytetarëve”, ka thënë ai./Insajderi.com