Komuna e Skenderajt për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2021 do të ndajë nga 100 euro

Komuna e Skenderajt për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2021 do të ndajë nga 100 euro

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor i asaj komune, do të ndajmë nga 100 euro, si subvencion për prindërit, njofton Insajderi.

“Aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë dhe për procedurat do të njoftoheni me kohë”.

“Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook./Insajderi.com