Reagon presidenca: Osmani nuk ka marrë një mijë euro meditje në Shqipëri

Reagon presidenca: Osmani nuk ka marrë një mijë euro meditje në Shqipëri

Presidenca e Kosovës ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk ka marrë një mijë euro meditje gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri.

Por, këto para janë shpërndarë për të gjithë stafin e saj që ishte me të gjatë asaj vizite.

“Në delegacionin zyrtar kanë qenë tetë anëtarë, të cilët siç përcaktohet me ligj, kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar shumën prej 1 mijë eurosh”.

Në mëngjesin e së shtunës u raportua se Osmani ka shpenzuar ka shpenzuar një mijë euro meditje. Por, lajmi u demantua nga vet Osmani.

“Do të jemi transparent për secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh. Ndaj do të shihet se Kabineti Osmani ka shpenzuar shumëfish më pak sesa kabinetet paraprake”, thuhet në komunikatën e presidences. /Insajderi.com