Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi, në fjalimin lamtumirës përmendi edhe Kosovën

Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi, në fjalimin lamtumirës përmendi edhe Kosovën

Pas rreth 32 vitesh, Eliot Engel të dielën largohet nga Kongresi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Ëestchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësojë ju në Ëashington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, ka shkruar ndër të tjera kongresisti Engel në Facebook.

Ai më pas ka postuar fjalimin që e mbajti më 17 dhjetor.

Ndër të tjera në fjalim Engel foli edhe për Kosovën dhe se si Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

Engeli njihet si përkrahës i madh i Kosovës.

“Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën. Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur intervenimin e Administratës Clinton në Ballkan. Ne e dimë se parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme”, tha Engel./Insajderi.com